JAPONI– Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga një person, raportojnë mediat lokale në Japoni.

Sulmi me thikë ka ndodhur në qytetin perëndimor Sumoto në ishullin Awaji, ndërsa viktimat janë sulmuar në një fermë nga një i dyshuar 40-vjeçar.

Mediat japoneze shkruajnë se sulmi me thikë është kryer nga i dyshuari Tatsuhiko Hirano, 40 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.

Mësohet se 40-vjeçari fillimisht ka pranuar krimin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo motivet e kësaj ngjarje.

Viktimat janë të dy gra 50 dhe 60 vjeç, një burrë rreth 60 vjeç, si dhe një çift të moshuarish.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: