Një ndalim i eksporteve të vaksinave antiCovid-19 nga vendet e BE mund të bllokojë furnizimet në Japoni dhe mund të ketë pasoja globale, deklaroi ministri i Reformës Administrative Japoneze, Taro Kono, i cili është përgjegjës për nisjen e vaksinimit në vendin e tij.

“Jam shumë i shqetësuar që disa qeveri mund të përpiqen të jenë më nacionaliste”, tha ai në një debat në internet nga Forumi Ekonomik Botëror, duke iu referuar një propozimi nga Komisioni Europian.

“Është e kuptueshme të vendosësh njerëzit tuaj në radhë të parë, por ne jetojmë në të njëjtin planet dhe zinxhirët e furnizimit tani janë globalë”, shtoi ai.

”Japonia ka plane për të importuar vaksina të prodhuara në Bashkimin Europian si dhe vaksina të bëra në SHBA që janë të paketuara në BE”, sipas Kono.

“Nuk është e mençur të fillosh të prishësh këtë zinxhir global të furnizimit”, tha ministri duke paralajmëruar se “kjo mund të çojë në një lloj hakmarrjeje”. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb