Ish-sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani i ftuar në emisionin ‘’Euromania’’ të Enxhi Bibës në News24 ka zbuluar se në këtë Europian është tifoz i Maqedonisë së Veriut.

Kjo për faktin se ai jo vetëm ka lindur e rritur në Shkup, por dhe ka luajtur për moshat e Maqedonisë së Veriut.

Ai thekson se ka folur me shokët shqiparë të ekipit përfaqësues maqedonas para ndeshjes me Austrinë dhe siguron se nëse luajnë mirë mund të fitojnë.

Asani ndërkohë thotë se për vete po pret ftesën nga Shqipëria, madje shton se ajo do të vijë shumë shpejt.

 

‘’Kam edhe shokët që kemi luajtur bashkë tek Maqedonia e Veriut, kemi luajtur me moshat. Kam folur para ndeshjes, mund të marrin rezultat të mirë nëse japin maksimumin.

Çdo shqiptar anembanë botës do të luajë për Shqipërinë. Unë e pres, e di që do të vijë së shpejti ftesa.

Nuk e kam unë në dorë, unë duhet ta tregoj në fushë e meritoj apo jo, kemi bërë një sezon të mirë me Partizanin, pavarësisht problemeve të klubit në merkato, dolëm vend të tretë, për 2 pikë e humbëm titullin.

Do kisha qejf të kalojnë grupin, kanë ekip shumë të mirë, e kam një parashikim që do shkojë shumë mirë.

Diferencën mund të bëjë Alioski, Bardhi e Pandev. E vështirë ta parashikosh, besoj se kush do ketë shanset e duhura do fitojë ndeshjen.  Jam dhe tifoz i Italisë, por më shumë për Maqedoninë e Veriut.’’- tha Asani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb