Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë debat më deputetin Kujtim Gjuzi gjatë seancës parlamentare.

Gjuzi i tha me ironi Ruçit se është bektashi i hershëm teksa e akuzoi se i përket një partie të trashëguar nga diktatori Enver Hoxha.

Ruçi nga ana tjetër i kërkoi Gjuzit mos bëjë si ‘cub’. Në Kuvend.

KUJTIM GJUZI: Në thonjëza ë se mos na keqkuptosh, se je nga bektashinjtë e hershëm. Në seancën e kaluar nuk kërkova interpelancë, por respect. Kryeministri s’vjen, duhet të lërë mandate. Mos mu mbievndos. Jam kryetar i Partisë Konservatore të Shqipërisë, nga hiçi, jo si partia juaj që e keni trashëguar nga diktatori.

GRAMOZ RUÇI: Më mirë i asaj partie që the ti, se sa i një partie, o Kujtim, Kujtim, ulu, ulu ulu, ulu, ulu, ulu, ulu. Dhe mos mu bëj si cub, kur të shoh çoç më dukesh, kur të njoh çjere me ndukem thotë populli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: