Myftiu i tiranes Laurent Luli u përball të martën me një situate të paprecedente brenda ambienteve të xhamisë ‘Dine Hoxha’ në rrugën e Kavajës. Një grup besimtarësh myslimane kërkuan largimin e myftiut Luli duke e quajtur atë Gylenist e terrorist.

Përplasjet mes besimtareve ishin te ashpra, pasi disa prej tyre e akuzuan myftiun e Tiranes se e ka marre detyrën në mënyrë abuzive. Ligjërata e myftiut u ndërpre dhe në sallë dëgjohen vetëm te bërtiturat e besimtarëve ndërsa Imami i xhamisë, Ahmed Kalaja është futur që t’i qetësojë.

Ngjarja ne xhaminë ‘Dine Hoxha’ ne kryeqytet, ndodhi në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama ndodhej në Ankara dhe presidenti turk Erdogan, gjatë konferencës për mediat i përsëriti kërkesën e tij për “pastrimin e Shqipërisë nga organizata FETO”, duke iu referuar mbështetësve të filantropit Fethullah Gylen.

Organizata FETO është shpallur si terroriste nga Turqia, ndërsa Fethullah Gylen njihet si një prej kundërshtarëve të presidentit Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb