Radikalizmi Islamik nuk kursen as botën e futbollit dhe të veshësh fanellën e skuadrës së zemrës mund të të sjellë pasoja tragjike. Në provincën e Al Furatit në Irak, ISIS-i ka ndaluar veshjen e fanelave të ekipeve. Cili nuk e respekton këtë rregull, ndëshkohet me 80 fshikullime me kamxhik. Në shënjestrën e Kalifatit kanë përfunduar ekipe me emër si, Real Madridi, Bacelona, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Çelsi, etj.
Lista e hartuar nga policia religjioze lokale përfshin kryesisht prodhimet e Adidas-it dhe të Nike-s.
Sipas asaj që raportohet nga “Daily Mirror”, në Premier Ligë kanë përfunduar në shënjestrën e ekstremistëve islamikë fanellat e Mançester Junajtid, Mançester Sitit, Çelsit, Uest Bromuiçit dhe Sandërlendit. Janë ndëshkuar dhe gjigantët spanjollë si Barcelona e Real Madridi, sikundër dhe ato të përfaqësueseve si Anglia, Franca e Gjermania, që janë dhe tre nga vendet më të angazhuara në betejën kundër Kalifatit.
Sipas të dhënave të Observatorit mbi Xhihadin, ata që thyejnë ligjin anti-fanellë, rrezikojnë deri në 80 fshikullime me kamxhik në një shesh publik.
(j.selimi/BalkanWeb)