JEMEN-Të paktën 45 persona u vranë nga sulmet e koalicionit nën drejtimin saudit kundër një selie të ushtrisë jemenase në kryeqytetin Sana, theksoi një burim mjekësor, një javë para bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

“Të paktën 20 civilë dhe 25 ushtarakë u vranë nga sulmet e koalicionit kundër autoritetit të përgjithshëm të ushtrisë, që ndodhet në Tahrir, lagje rezidenciale në qendër të Sana-s, deklaroi ky burim.

Katër sulme ajrore kanë pasur si shënjestër shtabin e autoritetit të përgjithshëm të ushtrisë, kontrolluar nga relebët Huthi dhe aleatët e tyre, duke shkaktuar shpërthime, që kanë shkatërruar shtëpitë fqinje dhe kanë detyruar familjet të largohen nga kjo lagje, njoftoi një fotograf.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: