JEMEN– Ministri i jashtëm i Jemenit u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Arab, që të ndërhyjnë ushtarakisht për të ndalur përparimin e rebelëve në jug të vendit.

Ministri jemenas Hadi-së Riad Yassin foli për një gazetë në Arabinë Saudite, por nuk dihen më shumë detaje.

Rebelët rebelët Houthi rrëzuan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi muajin e kaluar, i cili u zhvendos më pas në qytetin jugor të Aden, ndërkohë që gjatë fundjavës ata kanë marrë në kontroll edhe qytetin e tretë më të madh në vend, Taiz.

Gjatë të dielës OKB-ja mbajti një takim të jashtëzakonshëm për situatën e tensionuar në Jemen, ndërsa paralajmëroi se vendi po i drejtohet një lufte civile.

SHBA ka tërhequr nga Jemeni të gjithë personelin e ambasadës, si dhe një forcë prej 100 trupash ushtarake.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: