Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vizituar bizneset e vogla në Tiranë të cilat i kanë bërë me dije krizën në të cilën ndodhen dhe rënien e konsumit.

“Jemi në krizë. Blejnë njerëzit por jo si kanë pas blerë” – u shpreh pronari I një marketi

Saktësisht,Tabaku vizitoi disa biznese në bulevardin ‘’Petro Nini Luarasi’’ pranë shkollës së Baletit, ku i tregoi për angazhimet e programit të PD lidhur me ekonominë.

Tabaku thotë se PD angazhohet të ndihmojë konsumin dhe bizneset që të ngrihen  në këmbë.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dështimi më i madh i 30 viteve të demokracisë. Kanë rritur taksat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë  larguar shqiptarët  nga vendi. E kanë bërë Shqipërinë pronë të 5 vetave. Ne duam që në qendër të ekonomisë sonë të jetë biznesi familjar, të jenë njerëzit e ndershëm që punojnë,  për këtë arsye kemi angazhime që ndihmojnë konsumin dhe ju ndihmojnë juve të ngriheni në këmbë.”- tha zonja Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb