Të rënda duket se janë pasojat nga lëndët e përdorur nga policia ndaj protestuesve, pas tensioneve në revoltën pranë Kuvendit.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihen dy protestues që merren nga ambulanca, ndërsa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve.
Ajo që është ndryshe nga herët e tjera, është fakti se uji i përdorur ndaj protestuesve ka një ngjyrë blu ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka. Sakaq, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve. Ku shumë prej tyre janë parë në vështirësi.
