Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me fermerët në Lushnjë.

Ata kanë vizituar një fermë të përpunimit të qumështit në qytetin jugor. Rama u shpreh se Shqipëria është në një fazë të re të thithjes të investimeve.

“Po modernizojmë sistemin e mjeljes. Këta ferma janë shembuj të qartë të Rilindjes të bujqësisë. Problemet e bujqësisë janë të trashëguara. Por unë kam besuar e besoj tek Rilindja e cila po bëhët përditë e më shumë realitet”, deklaroi Rama.

“Grabian, Lushnjë – Në një nga fermat më të mëdha të mbarshtimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit ku në bashkëpunim me financimet e BE-së, po modernizojmë proceset në sistemin e mjeljes për një qumësht më të sigurtë në treg.??”, shkruante Rama më herët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb