“Më duhet ti bëjë komplimentet e mia trajnerit Inzaghi dhe skuadrës për vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Të ecin përpara në këtë mënyrë, Inter është një familje. Kjo është rruga e duhur për të arritur suksese të tjera”. Kjo është një pjesë nga mesazhi që presidenti Zhang i bërë skuadrës, me anë të një lidhje nga Kina, prezent ishin Marotta, Antonello, Inzaghi dhe Lautaro Martinez që përfaqësonte ekipin:

“Faleminderit të gjithëve, së bashku rikthyem Inter tek suksesi pas një periudhe të gjatë”, u shpreh ndër të tjera Zhang.

Nuk mungoi as një koment nga ana e trajnerit Inzaghi: “Faleminderit të gjithëve për mënyrën se si më pritën në këtë familje. Falënderoj presidentin që më dha mundësinë për të drejtuar Inter. Rezultatet po vinë ndërsa tani duam të mbyllim vitin me një fitore”, u shpreh trajneri Inzaghi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb