Pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 për vrasjen e 65-vjeçarit Lekë Lekgjinaj në Lezhë nga 17-vjeçari Florian Përvathi. Një krim për gjakmarrje, pasi babai i adoleshentit ishte vrarë 13 vite më parë nga vëllai i 65-vjeçarit.

Gjoka tha se kishte komunikim me të dyja familjet dhe se janë përpjekur t’i pajtojnë. Ndërmjetësimi ka ndodhur me xhaxhallarët e Florianit, pasi fëmijët ishin ende të mitur dhe se nuk e kishin menduar se 17-vjeçari do kërkonte gjak.

“I njoh dy familjet. Kisha marrëdhenie të mira me familjen Lekgjinaj sepse i kisha dhe pjesë të komisionit të pajtimit të gjaqeve. Po fatkeqësia u ndodhi. Që në 2009 ne jemi përpjekur t’i pajtojmë familjet. Kam pasur kontakte. Më kanë siguruar se nuk do të kenë probleme. Ishte një ndërmjetësim me xhaxhallarët e Florianit dhe familjes Lekigjonaj. Nuk bëhej dot pajtimi se fëmijët ishin fare të mitur. Nuk e kishim menduar se ky djalosh do të kërkonte gjak. Lekë Lekgjinaj mund të ketë mbetur viktimë prej faktit se kujdesej për banesën e vëllait të tij që në 2009 kishte vrarë babain e Florianit. Kjo ndoshta e ka acaruar”, tha Pjetër Gjoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb