TIRANË

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish sot në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. “Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë, duam të drejtat tona, duam shpronësimin”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.

Deputetët e PD kanë qenë në mbështetje të tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë gra dhe vajza, dhe mungesa e burrave ndoshta vjen për të shmangur përplasjen me policinë ose procedimet penale.

“Jam një banor i kësaj lagje, i kësaj që po ndodh këtu me zgjatimin e bulevardit. jam një banor që po e ngre zërin çdo natë jo vetëm për shtëpinë time. Bashkë me këtë popull që jemi këtu, ne shtëpitë tona nuk i shembim gjallë në botë. Do hapim luftë civile. I bëj thirrje kryeministrit me shtëpitë tona nuk ke lojëra, hajde na shpronëso, na legalizo. Ne i kemi ndërtuar shtëpitë me gjakun tonë, me djersën tonë. Ne i bashkohemi dhe protestës së studentëve, dhe të Shkozës dhe të Unazës së Re. Ne nuk i dorëzojmë këto shtëpi pa gjakun tonë”, deklaroi një banor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb