Pas rasteve me COVID19, në burgun 302 në Tiranë, familjarë të Ragip Hajdinit nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, kanë shpreshur shqetësim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Në kushtet e mbylljes së kufijve, dhe situatës së shkaktuar nga pandemia ata shprehen se edhe të burgosurit nuk duhen lënë pas dorë në këtë situatë.

“Gjendja me covid-19 eshte nje pandemi qe ka prekur edhe vendin me te izoluar sic eshte burgu. Kjo situate ka alarmuar gjithe te burgosurit, fillimisht me numrin e te infektuarve qe eshte minimumi 15. Ne si te burgosur nuk e dijme gjendje ne te cilen ndodhen ata. S’kemi asnje informat sesi po e kalojne ata kete virus. Ne fillim na shqetesoi fakti qe na u nderprene telefonata. Nuk mjaftoj kjo , por personat qe jane te prekur dhe dolen pozitiv qendrojne ne dhoma me kushte 0. Duke mos pasur kontakte me familjaret tane qe ndodhen brenda atij burgut kerkojme drejtesi ne kete lloje situate alarmante. Sidomos per personat qe jane vetem ne paraburgim.” shprehet vëllai I tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb