Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke ju thënë se janë të tronditur nga akuzat që dalin përditë.

Bardhi theksoi se Edi Rama po sillet si frikacak, duke shtuar se kryeministri duhet të shkojë në Kuvend e te përballet me akuzat.

Gazment Bardhi: Ju nxiheni nga aferat dhe jo ne. Zgjohuni nga gjumi, e kuptoj se jeni të tronditur nga gjërat që iu dalin përditë. Tronditjet mbajini për vete, mos ia përcillni Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Thaujini Ramës të mos sillet si frikacak, të vij në Kuvend dhe të përballet me akuzat e opozitës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: