Jennifer Lopez po anulon koncertin e saj veror, për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj, mësoi ekskluzivisht DailyMail.com të premten.
Këngëtarja 54-vjeçare do të shkonte në turneun “This Is Me… Live” që fillon në korrik për të ndihmuar në festimin e ditëlindjes së saj të 55-të.
Por gruaja e Ben Affleck me të cilin u pa duke u mbajtur për dore në Los Anxhelos të premten pas muajsh thashetheme për ndarje donte të ishte në shtëpi në Los Anxhelos, shkruajnë mediat e huaja.
Përfaqësuesit për Live Nation njoftuan sot se turneu i Jennifer Lopez në SHBA, Vera 2024 THIS IS ME…LIVE është anuluar.
“Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”, shkruajnë mediat e huaja.
