Gjykata ka dhënë sot vendimin për Alda Klosin, Rozeta Dobin dhe Havier Dobin.

Gjykata vendosi për ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetajt, Alda Klosi dënimin me 2 vite e 6 muaj burgim, por do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënohet me 3.4 vite.

Rozeta Dobi u dënuar me 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj.

Rozeta dhe i biri shfaqën pendesë gjatë seancës së sotme.

Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Rozeta Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Se pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj ne dhënien e vendimit, ate shume parash Alda Klosi me ka kërkua qe ti mbaj dhe ne nje moment te dyte do te ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me pune te ndershme. S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qene e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Kete inskenim ajo e ka bere qe te fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.
Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.

Ndërkohë Mbrojtja e Havier Dobit, i cili së bashku me nënën akuzohen se vodhën në shtëpinë e Alda Klosit shumën prej 462 mije euro, ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë.

Në emër të tij ka folur avokati i cili kërkuoi që Havieri të dënohet me shërbim prove dhe jo me burg, pasi është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen.

Mbrojta e Havier Dobit: Ai e ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë për atë që ka kryer. Havieri është i vetmi që mund të siguroje të ardhura për familjen. Gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg por me shërbim prove.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: