Në mbrëmjen e lamturmirës nga kombëtarja argjentinase të Lionel Messit, protagonist kërkon të bëhet rivali i tij më i madh në këto dy dekada Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka thyer heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë gjatë Nations League, në kulmin e përplasjes me trajnerin Jorge Jesus. Në një letër prej pesë faqesh, ylli portugez kërkon falje për veprimin e tij, pranon dënimin e Federatës dhe shprehet i gatshëm të rikthehet te kombëtarja pasi të ketë shlyer pezullimin.
“Jorge Jesus nuk e mbajti fjalën që kishte dhënë. Kërkoj falje që u largova dhe pranoj pasojat e veprimeve të mia”, shkruan Ronaldo, duke theksuar se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. Kapiteni i Portugalisë tregon se kishte kryer nxehmjen gjatë ndeshjes, por nuk u aktivizua, duke pretenduar se trajneri nuk respektoi marrëveshjen mes tyre.
Ronaldo zbulon gjithashtu se pas eliminimit nga Botërori kishte menduar edhe të tërhiqej nga kombëtarja, madje kishte përgatitur një letër lamtumire. Megjithatë, Federata e bindi të vazhdonte dhe e konsultoi edhe për emërimin e Jorge Jesusit.
Pikërisht trajnerin, Ronaldo e akuzon se e ka zhgënjyer me sjelljen e tij në konferencën për shtyp. Sipas sulmuesit, Jesus duhej të pranonte publikisht gabimin për ta lënë të ngrohej dhe më pas të mos e aktivizonte. Ronaldo kritikon edhe tonin e trajnerit, duke e cilësuar agresivitetin e tij të pajustifikuar. Pavarësisht përplasjes, CR7 konfirmon se dëshiron të vazhdojë të luajë për Portugalinë dhe të ndihmojë kombëtaren të fitojë.
