Jetmir Salaj u bë pjesë e BBV3, por rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë. Që në fillim ai mendonte se produksioni e censuronte, i fikte mikrofonin dhe nuk i jepte kohën që duhej. Ai vendosi ta lërë shtëpinë, duke theksuar se iu mohua një e drejtë ekzistenciale – ta bënte lojën si të donte ai.

Prej momentit që ka dalë, ai ka vazhduar me kunja të herëpashershme ndaj produksionit, ndërsa kësaj radhe ka thumbuar Heidin.

Jetmiri ka postuar një foto të Heidit duke qeshur, së cilës i ka bashkëngjitur edhe një GIF të Taylor Swift duke qeshur.

“Si arriti Heidi në finale”, -e ka mbishkruar foton ai.

Jetmiri nuk ndalet me kunjat ndaj BBV, kësaj radhe thumbon Heidin

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: