Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Baranzate në Milano të Italisë pasi ndaj tij ishte bërë një denoncim për shkelje të ligjit të emigracionit, gjë që rezultoi e vërtetë pas verifikimeve.

Gjithashtu bëhet me dije se i riu ka qenë në shoqërinë e 3 personave të tjerë kur është ndaluar nga policia në një makinë Ford Focus, të cilët dyshoheshin si grabitës apartamentesh në zonën përreth. Me të pikasur patrullën e policisë katër të dyshuarit janë larguar me makinë, por duke përfunduar në një rrugë pa dalje.

Pasi janë përballur me bllokadën të dyshuarit janë larguar menjëherë në këmbë, por 31-vjeçari shqiptar nuk ka arritur të kalojë një nga muret gjë që e ka lënë pas dhe ka sjellë arrestimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: