Aktivisti Sazan Guri ka mbajtur fjalën e tij në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku ngriti një sërë çështjesh që, sipas tij, kërkojnë vëmendje dhe debat publik.

Guri u shpreh se administrimi i sektorit të naftës dhe energjetikës duhet të mbetet në duart e specialistëve shqiptarë, duke kundërshtuar, sipas tij, kalimin e këtij sektori nën administrimin e një kompanie italiane.

“Në emër të një grupi inxhinierësh nga Amerika, i drejtohemi kryeministrit që të heqë dorë nga ideja për t’ia kaluar administrimin e naftës dhe energjetikës një kompanie italiane. Shqipëria ka inxhinierë dhe ekspertë të aftë për ta bërë këtë punë”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Guri preku edhe çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe të drejtat e shqiptarëve në rajon. Ai kundërshtoi mundësinë e ngritjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke argumentuar se më parë duhet të garantohen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Të marrim një pishtar, për të ndriçuar Shqipërinë… të ruajmë si arkivë çdo fjalim që duket njëri më i ndritur se tjetri…Në emër të një grupi të inxhinierëve nga Amerika, i drejtohemi kryeministrit që në zagushin e gushtit kërkon të kalojë administrimin e naftës dhe energjetikës në duart e kompanisë italiane, sikur shqiptarët specialist inxhinierët nuk ekzistojnë më. Ai bashkë me Delina Ibrahimaj të heqë dorë që këtë administrim mund ta bëjë fare mirë inxhinierë e ekspertë shqiptarë.
Problemi tjetër është se zoti kryeministër apo zoti ministër i Jashtëm, ku shpreheni se mund të keni konsullatë serbe…Nuk mund të ketë minoritet sepse kemi çamërinë në mes. Shqiptarët e Kosovës në mes, apo shqiptarët të maqedonisë, shqiptarë të Malit të Zi…Për aq kohë se nuk ke shprehur kurrë për pasivitetin e adresave lindjeve në Luginën e Preshevës si mund të miratosh ngritjen e flamurit të serbëve në Shkodër…Nuk mund të ketë Flamur serb në Shkodër për aq kohë sa nuk kanë të drejtë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Kemi edhe një thirrje, për lista të hapura, rishikim të ndryshimeve kushtetuese të 2008, dhe reforma territoriale është për ta bërë fshatarin e qytetarin e qyteteve të vogla pa autoritet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb