Zyrtarisht: Valencia-Atalanta do të luhet me dyer të mbyllura, ashtu si edhe Inter-Getafe, me shumë mundësi edhe Seviglia-Roma por ka ende shpresë që Barcelona-Napoli, ndeshja e kthimit në Champions League, në program për tu zhvilluar më 18 mars, të luhet më tifozë. Napoli për momentin nuk është në zonën e kuqe, në Europë mund të luaj me tifozë, të paktën kështu shpresojnë. Pas disa ditësh, ku ishin bllokuar shitja e biletave, klubi i Barcelonës ka rinisur shitjen, një e dhënë e cila do të thotë shumë.

Barcelona
Barcelona

Në faqen zyrtare te klubit të Barcelonës mund të rezervosh lehtësisht një biletë për të ndjekur live Messin kundër Mertenz. Për të ndezur dhe më shumë këtë shpresë ka menduar Iren Lozano, anëtare e Këshillit Superior të futbollit në Spanjë: “Nëse ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet nesër do të luhej normalisht”, theksoi ajo. Në këto kushte, ku coronavirus rrezikon të fus të gjithë futbollin në karantinë, ky lajm jep pak shpresë se mund të vijojmë të shijojmë ndeshje me tifozë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb