Armando Broja ka tërhequr interesimin e Sevillas. Sipas gazetarit Ekrem Konur, skautët e klubit spanjoll ishin të pranishëm në ndeshjen Brentford – Chelsea, që u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi barazim 0-0.

Skautët thuhet se udhëtuan drejt Anglisë për të vëzhguar Brojën, i cili ishte titullar në atë ndeshje dhe luajti për 62 minuta. Sulmuesi shqiptar së fundi nënshkroi kontratë të re me Chelsean, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2028.

Megjithatë, kjo duket se nuk i ka penguar klubit spanjoll për të rritur edhe më shumë interesimin për 21-vjeçarin. Ndërkohë, që në Itali kërkohet nga 3 klube, Milan, Napoli dhe së fundmi edhe Roma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb