Kryeministri britanik, Boris Johnson ndihet shkëlqyeshëm, por u bën thirrje qytetarëve britanikë për të respektuar udhëzimet duke shmangur kështu përhapjen e koronavirusit.

Në një video postuar sot nga rezidenca e tij në Downing Street, ku Johnson ndodhet në izolim paraprak pas takimit me deputetin, Lee Anderson, i cili rezultoi pozitiv për Covid-19, kryeministri ka theksuar se është i shëndetshëm sa një peshk dhe i mbushur me antitrupa.

Boris
Boris

“Teste të shpejta dhe natyrisht perspektivat e një vaksine, mbeten besimi për të frenuar pandeminë”, deklaroi kryeministri Boris Johnson.

Duke iu referuar në veçanti vaksinave që testohen, ai shpreson “se prototipet e para të vaksinave mund të aprovohen përfundimisht nga autoritetet mjekësore dhe shëndetësore, dhe që dozat e para mund t’u injektohen pacientëve ndoshta para Krishtlindjeve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb