TIRANE- Ish-finalistja e ‘Big Brother 7’ mesa duket ka gjetur lumturinë. Pas përfundimit të lojës, Jona gjeti dashurinë e jetës së saj duke u fejuar zyrtarisht me djaloshin që ajo ka preferuar ta mbajë sekret. Ka qenë pikërisht ditëlindja e Jonës, dita kur ajo i tha ‘po’ partnerit të saj. E që nga ajo ditë e deri më sot, çifti duket se po e shijon aq shumë jetën, saqë kanë vendosur të shkojnë më tej. Kjo foto është shkrepur teksa bukuroshja e ‘Big Brother’ ka qenë duke provuar pikërisht një fustan nusërie. Në deklaratat e mëparshme të sajat, Jona është shprehur se pas fejesës të dy po mendonin për një dasmë dhe pse jo për të zgjeruar familjen e tyre. Në një formë mjaft të mirë si dhe me një lumturi të dukshme Jona ka provuar fustanin e nusërisë. Miqtë dhe të afërmit e saj kanë qenë të parët që e kanë uruar në rrjetet sociale vajzën nga Elbasani. Deri më tani ajo nuk ka dashur të zbulojë identitetin e bashkëshortit të ardhshëm duke dashur mos ta bëjë publike historinë e dashurisë. Jona më herët ka thënë se djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën i ka dhuruar një unaze diamanti ditën që u fejuan, ditë që përkoi dhe me ditëlindjen e një prej banoreve më të pëlqyera të ‘Big Brother’.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: