Ish-deputetja Jorida Tabaku  deklaroi se programi ekonomik i Partisë Demokratike, që u prezantua sot është një program qeverisës.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Tabaku tha se ky program është i llogaritur në detaje, ndërsa sqaroi se ku do të jetë fokusi. Teksa komentoi deklaratën e Ramës pas reagimit për programin e PD-së, Tabaku e cilësoi këtë një lajm të mirë për faktin se kreu i qeverisë e ka parë dhe e ka dëgjuar.

Tabaku tha se me këtë program fitojnë të gjithë shqiptarët, kurse theksoi se Rama pas zgjedhjeve do jetë në opozitë.

“Rama pas zgjedhjeve do jetë në opozitë. Programi ynë është qeverisës dhe nuk është propagandë. Rama është mësuar me premtime bushe më 2013. Ai kishte listë dëshirash. Ne kemi program të detajuar. Ekonomia shqiptare po lëngon, për shkak të korrupsionit. Ekonomia shqiptare është mirë po qe mirë rinia dhe familje. Ne kemi menduar për të rinjtë dhe për familjen. Duhet të zhbëjmë varfërinë që ekziston në vend. Ne duam të forcojmë shtresën e mesme. me programin tonë, fitojmë të gjithë”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku vlerësoi se nën qeverisjen e PD-së do të dyfishohen pagat dhe ndihma sociale.

Rama ka rritur dy herë rrogat e mjekëve shumë pak. Sot, Shqipëria në arsim dhe në shëndetësi jep më pak se çdo vend në rajon. Arsimi u rrit përpara 8 vitesh, sepse u rritën pagat në këtë sektor. Më 25 prill, do të jemi në pushtet. Ne do të investojmë në arsim dhe në shëndetësi. Do të dyfishojmë pagat dhe ndihmën shëndetësore. Do të zhdukim disa taksa shtesë që ka vënë Rama. Sot bëhen tendera luksi. Programi ynë do shënojë rritje ekonomike”, deklaroi Tabaku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb