Analisti Ilir Demalia, i cili jeton e vepron në SHBA, por është një nga protagonistët e Lëvizjes Studentore të vitit 1990, e ka kujtuar 23 gushtin, që është Dita e Viktimave të Regjimeve Diktatoriale, me disa vargje muzikore.

Siç vetë Demalia shkruan në Facebook, vargjet janë shkruar nga miku i tij Jamarbër Marko, i cili është i persekutuar i regjimit, por edhe i “nga shërbëtorët e regjimit që veprojnë sot në art e letërsi”.

Postimi në Facebook:

Ditën e viktimave të regjimeve diktatoraiale dhe totalitare 23 gushtin dua ta kujtoj me vargjet e mikut tim Jamarbër Marko.(Madu) I persekutuar nga regjimi komunist dhe i mbuluar si edhe shumë të tjerë, në këtë gjoja demo(n)kraci, prap nga shërbëtorët e regjimit komunist në letërsi, art, media politike që mbahen ende si modele dhe sundojnë.

Jamarbër Marko (Madu)

Jau kam falur

Ditën kur më dënuat me vdekje.

Jau kam falur orën kur vuajta çmendurinē.

Jau kam falur

Minutën kur dashurova gënjeshtrën.

Do të hakmerrem për sekondën kur më bëtë Zot.

….

Ju lutem xhelatë

Më buzëqeshni

Nuk jam fotograf

Jam thjesht

Vrasësi juaj.

Foto me Madun 1990 në shtëpinë e Madus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb