Debati mes mes analistit Ilir Demalia dhe deputetit Edmond Spaho vijon ende në rrjete sociale. Sherr që lindi pas debatit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri.

Demalia në një tjetër reagim përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur bashkëshortes së Spahos e cila komentoi deklaratën që bëri një ditë më parë analisti duke thënë se Spaho ka prona në Korçë dhe Pogradec, madje Demalia shkoi edhe më tej duke thënë se Spaho takohet aty me një mësuese nga Maliqi.

Reagimi i plotë i analistit Ilir Demalia:

Qenka përgjigjur gruaja Palluqe Bilbil Spahos!

Çfarë mund të presësh nga një Palluqe që nxjerr para gruan në një përplasje.

1-Doktoresha që paska qenë e “persekutuar” paska shkuar në shkollë të lartë për mjekësi dhe qenka emëruar psikiatre në Tiranë?!!

Unë i privilegjuari i regjimit shkoja në Gurore, Xhenjo ushtarë dhe në hapje tokash bujqësore e llaç e tulla në ndërtim, kështu nëna dhe vëllai im kur im atë ishte ne burg për Agjitacion e Propagandë. Në këtë kohë të persekutuarit Palluqe dhe gruaja e tij ngjisnin shkallët e Universitetit në Tiranë në fakultetin e ekonomisë dhe mjekësisë.

A kanë një raport me veten këta për ç’ka thonë?! I besojnë dhe janë delusional apo janë kaq rëndë sa gënjejnë dhe veten e tyre.

2-Kjo grua më drejtohet mua: “Ne si familje kemi vuajtur kaq shume sa kurre nuk do na shuhet urrejtja per ju.” Çfarë ti përgjigjesh kësaj psikiatre që së pari duhet të bëjë vetëterapi pë ç’ka beson apo gënjen. “Urrejtja për Ju!” Më drejtohet në vetën e tretë duke më identifikuar mua me regjimin komunist qe kanë “persekutuar” këtë dhe Palluqen të shoqin(?!!) Kjo psikiatre dhe grua(?!!) Me këta duhet të qeshësh si në përrallën e xhumxhuxhave me xhuxhmaxhuxhët e demo(n)kracisë shqiptare Liri-Demokraci pordhi plaka në mulli.

3-Për punën e spiunit u bëtë bajat. Im atë i ndjekur me 2A që në 1971, i arrestuar për agjitacion e propogandë dhe dënuar në baze të nenit 55 të kodit penal të komunizmit me 4 vjet burg si i “privilegjuar” i regjimit, hapur dosje 2A për babë e bir Binak dhe Ilir Demalia në ndjekje të rregullt për veprimtari armiqsore nga shtatori 1984 deri në prill 1991 si të “privilegjuar” të regjimit, unë i larguar nga Shqipëria në korrik 1990, dhe nuk po zgjatem me intervistat dhe shkrimet kur ju rrinit si kukuth me Palluqen, më bëni mua moral?!!

Zonjë, politika dhe mjeksia janë dy institucionet më të korruptuara dhe në gjendjen më të mjerë. Në spitalet shqiptare fillonte pagesa për fakirat hallexhi që nga roja derës dhe duke ngjitur për tek doktori nuk pushonte dora fakirit hallexhi duke rritur shumën e pagesës. Kjo ndodhte kur president dhe kryeministër ishte një mjek. Ai për të cilin burri juaj i cili nxjerr gruan para në përplasje burrash (nuk di sa burrë është Palluqja) i fryn bilbilit për atë sa i fryhet fytyra si calik.

Përsa i perket të gjej pronat tuaja të fshehura me emra familjarësh le të merret drejtësia qe nuk ekziston. Keshtu thotë dhe Saliu I dizenjuar për korrupsion të lartë nga SHBA që Palluqja yt nuk pushon duke I rënë bilbilit për atë një hall e ka, dhe të gjithë politikanët dje dhe sot gjatë këtij 30 vjeçari, kështu thonë çojini në SPAK se SPAK është një m… i ndarë përgjysëm me këta.

4-E fundit dhe me fund, ishte burri juaj zonjë që u mor me mua dhe familjen time, me një gjuhë ordinere rrugaçi, pa i pasur asnjë hak, pa i përmendur emrin kurrë se e kam parë gjithmonë si bilbil, një send pa vlerë.

Kalofshi një ditë të paqtë me refleksion-selfterapi, pa urrejtje se ç’të mbjellësh do korrësh.

Reagimi i bashkëshortes së Edmond Spahos:

Mirembrema Ilir Demalia!

Bashke nuk njihemi. Ne fakt te kam pare qe del ne TV.

Une jam mjeke dhe rralle perzihem me politiken.

Lexova nxitimthi ç’kishe shkruar per bashkeshortin tim, Edmond Spaho, ashtu rremujshem, dhe ne fund erdhi surpriza.

Mu duke ekzakt si skenaret e filmave dhe librave te kohes se komunizmit, ku spiuni i lagjes te bente imoral, me shkelje te renda te sjelljes etj. se keshtu e donte partia.

E kam jetuar ate kohe, madje kam qene e transferuar ne rrethe. Familja ime ka qene e kontrolluar dhe e survejuar nga sigurimi.

Fatkeqesisht, per rregullat e komunizmit, ne ishim familje me nene te huaj, bullgare. Nena ime nuk i pa kurre te afermit e saj derisa vdiq. Kjo na e ka shtuar urrejtjen per sigurimin dhe komunizmin. Ne si familje kemi vuajtur kaq shume sa kurre nuk do na shuhet urrejtja per ju. Halla ime u vra ne lufte per clirimin e Shqiperise, vajze naive, 18 vjecare por ju na luftuat si te ishim kriminele.

Nuk me shqetesove fare me lajmin qe me dhe. E di pse? Sepse aq vite jete, veshtiresi qe kemi kaluar bashke me Edmondin, nuk i çbejne shume burra bashke.

Te besh shpifje aq te uleta, ne kete nivel, i benin vetem spiunet qe ndanin familje te tera ne kohen e komunizmit. Po ti mendon se po te kishte nje gram te vertete do ta gjeje ti nga Amerika?

E di cfare? Po te jap nje shans. Me gjej ne fillim ato pronat qe paskemi ne Pogradec e ne Korce, pastaj flasim per E-ne.

Dhe nje fjale per ju komentuesit histerike qe ferkuat duart. Ne kete histori vlen proverbi popullor ” nje budalla hedh nje gur ne lume, e 100 te mençur se nxjerrin dot”.

Ah me falni qe s’u prezantova. Jam bashkëshortja e Edmond Spahos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb