Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj foli në parlament kundër Aktit Normativ, që ndalon protestat në vende të caktuara.

Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka frikë nga protestat, pasi Akte Normative nuk janë sjellë në Kuvend as për zjarre, as për pensione e rroga e as për përmbytje.

Në fund, theksoi se mazhoranca ka mbjellë frikë e korrupsion dhe do të korrë zemërim e revoltë.

Agron Gjekmarkaj: Sali Berisha, 130 banda futi në burg, prandaj kjo qeveri ka urrejtje ndaj tij.

Në kohën e Pranverës Arabe, parlamentet në vendet ku ndodhën protesta, u miratuan ligje represive. Një ditë arsyeja dhe e drejta do ju mundi ju. Ju shqiptarët e rininë i doni pa dinjitet e pa ide. Ju jeni pro gjobave, sepse vendosni vetëm gjoba.

Ju nuk keni sjellë Akte Normativ kur Shqipëria digjej e përmbytej. Ju nuk keni sjellë Akte Normative për rroga e pensione. Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim dhe revoltë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb