Kroacia mori vendin e 3-të në Botëror, pas fitores 2-1 me Marokun. Të dielën në orën 16.00 është në program finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës, sfidë kjo që do luhet në Lusail Iconic Stadium (Lusail). I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Jul Ahmataj.

“Si Kroacia ashtu edhe Maroku erdhën me meritë këtu. Maroku dukej i relaksuar. Ekipi i Regraguit ishte në maksimumin e vet, ashtu bëri edhe ndaj Francës.

Kroacia është një ekip i një niveli tjetër. Ata dijnë të bëjnë mirë. Skema e golit të tyre ishte perfekte.

Në Kroaci ka një skuadër si Dinamo Zagreb, që luan në Champions League. Të gjithë lojtarët e Kroacisë kalojnë nga Dinamo e Zagrebit. Të gjithë kalojnë nga skuadra të mëdha, është një strategji shumë e mirë.

Kroacia ka një brez të mirë. Është Modriç që i udhëheq të gjithë. Skuadra ka tashmë potencial” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: