Pas disa vitesh mungesë në kinematografi Julia Roberts rikthehet si protagoniste në një seri televiziv të realizuar nga “Amazon” në bashkëpunim me “Homecoming”.

Sipas mediave, seria do të ketë dy sezone dhe çdo episod do të zgjasë rreth 30 minuta.
Seria, e prodhuar nga “Universal Cable Productions”, ka në qendër historinë e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë dhe një ushtari që dëshiron t’i rikthehet jetës normale.

Seria me regji të Sam Esmail ka nisur xhirimet në Los Anxhelos.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: