Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, deklaroi se ndihet i tradhtuar nga sjellja e Greqisë në bisedimet për krizën financiare. “Kemi bërë gjithçka për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje”, deklaroi Juncker gjatë një konference për shtyp mbajtur në Bruksel.

“Negociatat nuk ishin një lojë pokeri ku ose fiton ose humbet gjithçka”, deklaroi Juncker duke shtuar se bisedimet ishin shkelur në mënyrë të njëanshme nga vendimi i kryeministrit grek Cipras për tw mbajtur një referendum me 5 korrik.

Megjithatë, Juncker i kërkoi popullit grek të votojnë në mënyrë të pavarur ndaj pyetjes së parashtruar. Sipas tij kjo do të dërgonte një sinjal pozitiv për Greqinë dhe anëtaret e tjerë të eurozonës.

“Nga ana jone dyert janë ende të hapura. Dalja e Greqisë nga Eurozona nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një opsion për ne”, deklaroi Juncker.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb