LETONI-Në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-së në Riga të Letonisë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përshëndetur kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me fjalët “Përshëndetje diktator’’, ndërsa Orban është përgjigjur: “Përshëndetje Duka i Madh”, duke iu referuar Luksemburgut, vendlindjes së Junckerit.

Pas këtyre fjalëve, Juncker i ka zgajtur dorën dhe i ka dhënë një shuplakë fytyrës, duke lënë të nënkuptohet se po bënte shaka, edhe pse shuplaka nuk ishte edhe aq e lehtë.

Orbani ka zemëruar kolegët e tij në BE me kryerjen e reformave të mëdha kushtetuese dhe institucionale, të cilat sipas kritikëve frenojnë lirinë e shtypit dhe autoritetin gjyqësor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb