GREQI- Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i ka dërguar një letër kryeministrit të ri Greqisë, Aleksis Tsipras duke e uruar për fitoren e tij, ndërsa ka shprehur vullnetin për ta mbështetur në realizimin e objektivave.

“Dua t’ju uroj në emrin tim dhe të BE-së për fitoren. Rritja ekonomike dhe vendet e punës janë një sfidë e Bashkimit Europian. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Greqinë për këto objektiva. Mezi po pres të punoj me ju”, i ka shkruar Jean-Claude Juncker, kryeministrit të sapozgjedhur greke Aleksis Tsipras.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Cristine Lagarde ka deklaruar se rregullat e Eurozonës duhen respektuar. Sipas Lagarde, reformat strukturore do të bëhen. Po kështu Marine Le Pen nga Fronti Nacional ne Francë ka festuar fitoren e Syrizas. Le Pen ka theksuar se fitorja e kësaj force politike është shuplakë për Bashkimin Europian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb