Roma ka nisur të bëjë llogaritë me hyrje daljet në tregun e transferimeve. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodh me Marash Kumbullën, në një kohë kur ylli kuqezi bën plane me fanellën verdhekuqe, ndërsa mediat italiane vijojnë ta lidhin në mënyrë konstante me një kalim të mundshëm në Torino.

Ivan Juric e ka kthyer Kumbullën në prioritet kryesor, me këtë ide ka filluar të përshtatet edhe Roma, që me sa duket ka nisur punën për të gjetur një tjetër qendërmbrojtës.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e klubit roman kanë gjetur zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Evan Ndicka, mbrojtësi mëngjarash i Frankfurt, kartoni i tij vlerësohet me 20 milionë euro. Francezit i skadon kontrata në 2023 por ka kërkuar të largohet që në këtë merkato vere.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb