Paulo Dybala u rikthye më në fund tek goli por e ardhmja e tij mbetet ende e pavendosur. Presidenti Andrea Agnelli ishte i qartë kur u shpreh se: “Dybala ka kaluar një periudhë të vështirë por do të jetë kapiteni i së ardhmes. Nga ana jonë ai ka marrë një ofertë e cila e shndërron në një nga 20 lojtarët më të paguar në botë, presim përgjigjen e tij”, u shpreh presidenti i Juves.

Corriere
Corriere

Sipas mediave italiane, oferta e “Zonjës së Vjetër” është në bazën e 10 milion eurove ndërsa Dybala dhe agjenti i tij pretendojnë 15 milion euro, ose minimalisht 12 milion euro plus bonuse. Diferenca nuk është e vogël, çka bën që rinovimi të jetë larg, ideja është se drejtuesit e Juves nuk kanë ndërmend të modifikojnë shumë ofertën e tyre në këtë periudhë të vështirë ekonomike, i mbetet në dorë Dybala të vendos nëse do të pranojë ofertën apo do të kërkojë një ekip të ri. Në çdo dalje publike kur është pyetur për të ardhmen, Dybala ka shprehur gjithnjë dashurinë për Juven por gjërat mund të ndryshojnë deri në fund të sezonit në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb