Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dalë përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Atalantës.

“Ka pasur një ndryshim brezash pas nëntë vitesh të jashtëzakonshme. Jemi në një periudhë rinovimi, por e rëndësishme është të hyjmë në Champions League. Është jo e lehte sepse luftojnë gjithmonë 6 -7 skuadra, si këtë vit. Ne u perpoqëm te luftojmë per kampionatin, pastaj muajin e fundit nuk e kishim më këtë ambicie.

Objektivi sezonal ishte të arrijmë në mars në katër vendet e para, pastaj jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Tani për tani jemi në përputhje me atë që duhej të bënim, tani le të përpiqemi ta mbyllim sa më mirë edicionin” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: