Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesa ishte një goditje e fortë për Juven, aq sa detyron drejtuesit e klubit të ndryshojnë strategjinë e merkatos. Hapi i parë është të bindin dy lojtarët Kulusevski dhe Morata të mos largohen, ndërsa hapi i radhës tashmë është të gjejnë një sulmues krahu dhe jo më një qendërsulmues siç ishte planifikuar në fill.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pritet të trokasin në dyert e Barcelonës për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të siguruar shërbimet e Memphis Depay, një lojtar që iu propozua në fillim Juves por që ishte pjesë e tratatives për të rikthyer Morata në Spanjë. Morata nuk është më në shitje, i blinduar nga Allegri, ndërsa për Depay negociatat mund të vijojnë pasi sulmuesi holandez me sa duket nuk bën pjesë në planet e Xavi.

Depay ka shënuar vetëm 2 gola në 22 ndeshje ndërsa nuk ka një raport të mirë me teknikun spanjoll. Dëshira e Juves është të marrin sulmuesin në formë huazimi ndërsa Barcelona preferon ta shes me titull përfundimtar.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb