Aventura e Maurizio Sarri në krye të Juves është shumë e komplikuar por të mos thënë drejtë fundit. Eliminimi nga Lion në fazën e 1/8 mund të mos sjell konfirmonin e tij, fakt të cilin e pohoi në mënyrë indirekte edhe vetë Andrea Agnelli i cili u shpreh i sigurt që CR7 do të vijonte të ishte pjesë e Juves ndërsa kur u pyetet për Sarrin hezitoi duke kërkuar më shumë kohë. Në ditët apo në javën në vijim pritet të kemi të reja për çështjen e trajnerit të Juves për sezonin e ardhshëm por tifozët dhe mediat italiane kanë nisur që tani të mendojnë e të hamendësojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Zidan
Zidan

Ëndrra e tifozëve dhe stafit, dëshira e parë është Zinedine Zidane, i afruar edhe herë të tjera me stolin e Juvues. Francezi përfaqëson dëshirën më të madhe por njëkohësisht edhe objektivin më të vështirë. Emri i dytë dhe emri më surprizë është Simone Inzaghi. Tekniku aktual i Lazios pëlqehet shumë nga Agnelli e kërkoi edhe përpara se Sarri të zbarkonte në Torino. Inzaghi do ta pranonte me kënaqësi një ftesë të tillë por është ende nën kontratë me Lazion.

Conte
Conte

Nuk përjashtohen as dy rikthime të bujshme, Max Allegri dhe Antonio Conte. I pari do ta kishte të vështire të rikthehej në Torino pas një viti pushim ndërsa Conte përtej deklaratave të fundit nuk do të hezitonte aspak të rikthehej në shtëpinë ku u bë i famshëm. Pengesa e vetme e këtij rikthimi është vetë presidenti Agnelli i cili nuk e priti mirë kalimin e tij tek Inter. Emra të tjerë në listën e dëshirave janë edhe Spalletti apo Pochettino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb