Andrea Agenlli dhe John Elkan, dy njerëzit përgjegjës për të ardhmen e Juves, bashkohen në një pikë, Andrea Pirlo largohet vetëm nëse vjen një emër i madh. Pavarësisht se në vitin e tij të parë si trajner, Pirlo arriti të fitonte dy trofe dhe në fund të fundit kualifikojë Juven edhe në Champions League, pavarësisht se kjo ishte më shumë për meritë të Verona. Të dy gjithashtu janë të qartë se Max Allegri është një trajner i madh, rikthimi i tij në Torino pas dy viteve pushim është i mirëpritur.

Tuttosport
Tuttosport

Pavarësisht dëshirës së dyshes Agnelli-Elkan, sipas të përditshmes torineze “TuttoSport”, është vet Allegri që po merr edhe pak më shumë kohë për të kuptuar pozicionin e Juves në europë. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë edhe disa çështje të tjera që kërkojnë zgjidhe, cili do të jetë drejtori i ri sportiv pasi Paratici do të largohet. Gjithnjë sipas mediave italiane, Igli Tare është një emër që po fiton kuota këtë periudhë pasi edhe Tare mund të largohet nga Lazio. Mbetet për tu vlerësuar e ardhmja e C.Ronaldo, portugezi shihet me një këmbë larg Torinos, ky vendim mund të ketë një efekt domino shumë të madh edhe në merkaton në hyrje pasi do të kursenin një pagë gjigande prej 32 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb