Juventus-Bayern Munchen janë përballuar tetë herë ndërmjet tyre, të gjitha në Champions League. Bilanci i buzëqesh skuadrës gjermane, mbi të gjitha përballja e fundit foli totalish për Bayern, arriti ta mposhte Juven në të dy takimet. Protagonist në atë sfidë, vit në të cilën Bayern më pas arriti të fitonte Champins League, ishte Mario Mandzukic.

Përballja e parë Juve-Bayern daton në vitin 2004, në fazën e grupeve në Champions. Juve arriti të fitonte në të dy takimet, në Torino falë një goli të Nedved, në Munih vendosi një gol i shënuar nga Del Piero në minutën e 90-të.

Vitin e ardhshëm shorti i vendosi sërish përballë në fazën e grupeve. Bayern fitojë takimin e parë në shtëpi 2-1, ndërsa Juve fitojë ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat. 2 nëntor 2005 ishte dita e fundit që Juventus do të shijonte një fitore përballë Bayern.

Në 2009, vit në të cilin Bayern arriti në finale përballë Inter, në Munih takimi i parë Bayern-Juve përfundojë në barazim 0-0. Ndeshjen e kthimit, Bayern arriti një fitore të madhe në Torino në shifrat 1-4. Përballja e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte ajo e vitit 2013. Në Munih, Bayern fitojë pastër 2-0(Alaba, Muller) po ashtu edhe në ndeshjen e kthimit në Torino 0-2(Mandzukic, Pizarro).
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb