Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dhënë mendimin e tij për mediat në prag të ndeshjes së kthimit (1-1) me Nantes në Europa League.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, do të luajmë për turin tjetër. Juventusi është eliminuar gjithmonë në 1/16 në tre vitet e fundit, nesër duam të kalojmë kundër një skuadre që do të shtyhet nga tifozët e tyre. Do të jetë një ndeshje 50/50, një ndeshje e vetme” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: