Shumë emra në listën e blerjeve tek Juventus. Nuk do të jetë një revolucion, por i afrohet një reforme. Drejtuesit e klubit bardhezi duan të forcojnë skuadrën edhe më shumë pas goditjeve që bënë me Vlahovic dhe Zakaria në janar.

Për sulmin janë të njëjtët që kalohen, Zaniolo dhe Raspadori. Sulmuesi i Romës dhe sulmuesi i Sassuolos mendohet të zëvendësojnë dy të larguar Dybala dhe Bernardeschi. Në mesfushë, ëndrra është rikthimi i Paul Pogba në Torino, i cili do të përshëndetet me Manchester United në një transferim të lirë në qershor.

Francezi do të rikthehej te Juventus me Allegrin gati për ta përqafuar sërish, por gjithçka do të varet nga kërkesa e Pogba, që nuk dëshiron të bjerë poshtë 15 milionë euro në vit. Alternativat me kosto më të ulët janë ata të Milinkovic-Savic dhe Renato Sanches.

Tutto Sport

Për lojtarin e Lazios ka pasur gjithmonë një interes dhe në verë mund të jetë momenti i duhur për ta rrëmbyer nga Lazio. Për mbrojtjen përmendet gjithmonë emri i Rudigerit, por kohët e fundit është shfaqur edhe Emerson Palmieri. Të dy luajnë te Chelsea dhe gati për t’u rikthyer në Serie A me fanellën e Juves.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb