Massimiliano Allegrit sezonin e ardhshëm do të jetë ende në krye të Juventusit, të paktën kështu mendon ai. Edhe nga ana e klubit synimi duket të jetë i njëjtë, meqë kostoja e shkarkimit të trajnerit toskan (përfshirë stafin) do të peshonte mbi buxhetin bardhezi me rreth 43 milionë euro.

Një shpenzim që deri më sot në Torino do të donin ta shmangnin në mënyrë paqësore. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, një person është i aftë për ta ndryshuar pamjen e situatës: John Elkann, CEO i Exor, kompania që kontrollon Juventusin.

Në këtë kuptim, samiti që do të mbahet në ditët në vijim me të gjitha palët e përfshira është vendimtar. Juventusi po reflekton mbi të ardhmen, duke filluar nga pankina për sezonin e ardhshëm. Tekniku toskan, i blinduar nga një kontratë e rëndë dhe ende me dy vite vlefshmëri, përsëriti gatishmërinë e tij për të qëndruar në Torino.

Klubi nuk e ka shprehur kurrë hapur qëllimin e tij për ta ndryshuar trajnerin. Megjithatë, drejtuesit bardhezi do të duhet të ulen në një tryezë dhe të kuptojnë nëse strategjia e tyre për të ardhmen përputhet me ambiciet e Max, sepse Juve, pas “tërmetit”, është “duarlidhur” me Allegrin.

Shkarkimi i trajnerit me stafin e tij do të kushtonte 34 milionë euro, ndëshkues për fitimet kapitale që synojnë të rifillojnë me kosto më të ulëta. Që do të thotë shkurtime të rënda pagash (dhe ajo e trajnerit nuk përjashtohet) dhe një skuadër me lojtarë të rinj dhe pak më pak kampionë.

Francesco Calvo ka konfirmuar gjithmonë besimin e klubit te Allegri, por diçka po lëviz “nën rrogoz”. Ka pak pakënaqësi rreth figurës së tij, edhe nëse dikush do të donte që trajneri duhej ta bënte një hap prapa. Për këtë pritet me ankth përballja e Allegrit me drejtuesit dhe në veçanti me John Elkann. Vetëm më vonë Juve do të shqyrtojë mundësinë për t’ia besuar stolin një trajneri të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb