Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, që humbet edhe kapitenin Manuel Locatelli. Mesfushori italian ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë pas sfidës me Milanin dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Lion. Locatelli pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj dhe rikthimi i tij nuk pritet para fillimit të vitit 2027.

Kapiteni bardhezi i bashkohet kështu një liste të gjatë të dëmtuarish. Khephren Thuram ka mbyllur praktikisht vitin 2026 dhe pritet të rikthehet në janar, ndërsa Kenan Yildiz, pas operacionit në këmbën e majtë, pritet të jetë sërish në dispozicion në fund të nëntorit. Në dyshim mbetet edhe Jeremie Boga, ndërsa Jeff Ekhator do të mungojë rreth 40 deri në 50 ditë. Juan Cabal, nga ana tjetër, synon rikthimin në gjysmën e dytë të tetorit.

Megjithatë, në prag të transfertës me Sassuolon më 13 shtator, te Juventusi shpresojnë të rikuperojnë Andrea Cambiason, Weston McKennien dhe Pape Matar Sarr. Tre lojtarët mund të rikthehen gradualisht në grup, me Sarr që synon të paktën një vend në stol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: