Udhëheqësi i forcës mercenare të grupit Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se ka besim të fortë se kundërofensiva e paralajmëruar e Ukrainës tanimë ka filluar.

Sipas Prigozhin në ditët e fundit trupat ukrainase kanë pasur aktivitet të shtuar përgjatë vijës së parë të frontit.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Prigozhin tha se “faza aktive” e kundërofensive do të fillojë në ditët në vijim, raporton Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb