Memorie.al publikon një dokument të panjohur akrivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) i cili i përket vitit 1945 dhe bën fjalë mbi një raport-informacion të Komitetit të Partisë së Rrethit të Krujës, dërguar Drejtorisë së Bujqësisë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së në Tiranë, i cili përmban një listë me 24 emra nga rrethi i Krujës, (Fushë-Krujë, Bilaj, Luz, Larushk, Nikël, Gjormë, Laç, Shullaz, Milot, Gurëz, etj.) që janë shpallur si kulakë dhe për sejcilin prej tyre jepen karakteristikat përkatëse.

“Është element që ka patur bujq dhe asht prekur nga Reforma e pushtetit tonë nga çdo anë, qoftë nga Reforma Agrare dhe nga dekretet ligjet e pushtetit nga sa ka patur gjë të gjallë të shumtë të cilat i janë rekujzuar, në bazë të ligjit në fuqi. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kur i gjithë populli ishte mobilizuar i gjithi në përkrahje të Lëvizjes Nacional Çlirimtare për të luftue okupatorin dhe tradhëtarët e vëndit, ky ndihmonte aktivisht çetat mercenare të Legalitetit dhe Abaz Kupin, gjithashtu mbas çlirimit ka mbajtur një qëndrim të pajtueshëm me kriminelët”. Kështu thuhet në mes të tjerash për njërin nga 24 personat e rrethit të Krujës të cilësuar si kulak nga ana e “pushtetit popullor”, në një raport-informacion që Komiteti i Partisë së rrethit të Krujës, i’a dërgonte Drejtorisë së Bujqësisë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së në Tiranë. Dokumenti në fjalë ku janë përshkuar dhe të gjitha karakteristikat e 24 “kulakëve” të rrethit të Krujës që përfshinte disa fshatra si: Fushë-Krujë, Bilaj, Luz, Larushk, Nikël, Gjormë, Laç, Shullaz, Milot, Gurëz, etj, mban datën 7 prill të vitit 1949 dhe ai është firmosur nga ana e sekretarit të Komitetit të Partisë së atij rrethi, Saba Hasa. Për më shumë lidhur me emrat që figurojnë në atë raport-informacion dhe karakteristikat e tyre, në njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al e publikon të plotë dhe pa asnjë ndryshim

Letra e Komitetit të Partisë së Rrethit të Krujës për Komitetin Qëndror të PPSH-së, me 24 emrat e kulakëve

FONDI: Komiteti Qëndror i Partisë së Punës të Shqipërise

Drejtoria e Bujqësisë

Përmbajtja: Promemorje mbi përcaktimin e kulakëve në fshat, dekreti dhe masat për kufizimin e kulakëve dhe karakteristikat kryesore të kulakëve në vendin tonë, si dhe vrejtjet e Drejtorisë së Bujqësisë në aparatin e Komitetit Qëndror Dekret Ligjin.

-Lista e kulakëve së bashku me karakteristikat e tyre dërguar nga Komiteti i Partisë Krujë.

Relacionet mbi punën armiqësore të kulakut në fshat, dërguar nga Komiteti i Partisë të rretheve sipas kërkesës më radiogram. Nr.1276/12 datë 27.XII….

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË

KOMITETI PARTISË RRETHIT KRUJË

V.F L.P.

Nr. 59 Prot. Krujë 7/ 4/ 1949
KOMITETIT QËNDROR PARTISË P. SE SHQIPËRISË
(Drejtoria Bujqësisë)
Tiranë

Bashkangjitur ju dërgojmë listën e emrave të 24 Kulakëve bashkë me karakteristikat e tyre, të cilët Komiteti i Partisë mendon që të shpallen në masë, prandaj presim aprovimin nga ana e juaj.

KOMITETIN E P.P.SH RRETHIT KRUJË
(Saba Hasa)
KARAKTERISTIKAT E KULAKËVE

1. Ded Gjeta nga katundi Milot
Ky ka patur tre bujq të cilët i janë shpronsue nga zbatimi i Reformës Agrare, ka pas dy rrogtarë (hysmeqar) ka 180 e ca dele, dhi e gjedhë, ka dy ndërtesa të cilat i ka pas dhanë me qera të cilat janë tetë dhoma, qëndrimi i tijë, indiferent.

2. Hajdar Saliu nga katundi Shullaz

Ky ka patur mjaft bujq, shpija dhe haure të mira gjithmonë, ka dhanë para me fajde, dëmtonte shtresat e varfëra duke ndërhyrë në favor të të pasurvet.

Nuk ka punuar asnji herë me dorën e tij, vetëm me anën e bujqëve dhe të hyzmeqarëve, sot hedh parrulla në fshat për Reformat e Pushtetit tonë.

3. Ded Pjetër Vathi nga katundi Laç

Ky ka patur tokë me të cilën shfrytëzonte fshatarët e varfër kështuqë ky ka patur bujq, ka bagëti të shumta, gjithashtu nga se asht i prekun nga Reformat tona hedh parrulla, gjithashtu planet e pushtetit nuk i realizon por përkundrazi fut panik dhe në të tjerët.

4. Frrok Kol Tanushi nga katundi Laç

Është i prekur nga Reforma e pushtetit tonë dhe hedh parrulla për mos zbatimin e këtyre reformave, është element i pa pajtueshëm me Pushtetin tonë Popullor, ka shfrytëzue gjithmonë punën e fshatarëve të varfër.

5. Arap Gjergji nga katundi Laç
Ka patur buqë të cilët i janë shpronsue nga Reforma Agrare, kështu që ai ashtë i prekur, nga reformat tona gjatë rregjimeve të kaluara në fuqi, ka shfrytëzue në kurriz të fshatarëve të varfër, gjithashtu dhe sot paraqitet element i pa pajtueshëm me pushtetin tonë, mundohet me çdo mjet për të mos zbatuar reformat ekonomike, gjithashtu mundohet që të influencojë dhe në masën e popullit.

6. Ali Bega nga katundi Gjorëm
Është element që ka patur bujq dhe asht prekur nga Reforma e pushtetit tonë nga çdo anë, qoftë nga Reforma Agrare dhe nga dekretet ligjet e pushtetit nga sa ka patur gjë të gjallë të shumtë të cilat i janë rekujzuar, në bazë të ligjit në fuqi. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kur i gjithë populli ishte mobilizuar i gjithi në përkrahje të Lëvizjes Nacional Çlirimtare për të luftue okupatorin dhe tradhëtarët e vëndit, ky ndihmonte aktivisht çetat mercenare të Legalitetit dhe Abaz Kupin, gjithashtu mbas çlirimit ka mbajtur një qëndrim të pajtueshëm me kriminelët.

7. Lam Caca nga katundi Nikël
Asht i prekur rrënjësisht nga çdo Reform e pushtetit tonë popullor, si në tokë dhe në tatime të jashtzakonshme dhe me shpija, mbasi ky në regjimet e më parshme kishte përkrahje dhe mundi të okupojë një pjesë toke të mjaftueshme dhe ma të mirën në katund, gjithashtu mundi të krijojë me ndihma të tyre dhe tregti ku me anën e kësaj ka shfrytëzuar rëndë masat fshatare.

8. Ali Xheka nga katundi Nikël
Është element i prekur nga Reforma e pushtetit tonë, ka patur tokë e shpija të cilat i janë shpronësuar nga zbatimi i Reformës Agrare, ka qenë i lidhur ngushtë me Legalitetin dhe tradhëtarin Abaz Kupi për të cilin dhe sot ushqen një simpati.

9. Imer Ibrahimi nga katundi Gjorëm
Ka patur bujq, kështu që shfrytëzonte punën e fshatarëve të varfër, nuk i është përveshur ndonjëherë punës, por ka punue gjithmonë me anën e hyzmeqarëve, hedh parrulla kundra Pushtetit tonë dhe nuk i zbaton Reformat ekonomike por hedh panik në të tjerët.

10. Haxhi Allamani nga katundi Bilaj
Ka patur bujq të cilët i janë shpronësuar nga Reforma Agrare, ka shfrytëzuar punën e të tjerëve, i cili nuk punonte ndonjë herë se e bante punën me anën e hyzmeqarëve, nuk është i lidhur fare me pushtetin ka qenë matrapaz dhe sipërrmarës drushë.

11. Hysen Çela nga katundi Fushë-Krujë
Ka pas sipërfaqe toke të madhe ku me këtë shfrytëzonte fshatarët e varfër gjithmonë ka qenë Kryeplak dhe si i pari i fshatit i lidhur me regjimin e Zogut, gjatë luftës ka qenë sipërrmarës drush dhe kishte dy tre makina të tijat, s’ka punue asnjë herë në bujqësi dhe ka qenë gjithmonë element i poshtër për atë zonë.

12. Dele Ziri nga katundi Fushë-Krujë
Është element i lig në fshat i lidhur me regjimin e Zogut dhe vegël e poshtër e tija, ka pasur sasira toke të shumta, mbante hyzmeqarë, ashtë marrë me matrapazllëqe dhe sipërmarje drushë, ka pasur makina të tija, element që ka shfrytëzuar masat fshatare.

13. Avdi Ziri nga katundi Fush-Krujë
Është element i lig në fshat, i lidhur me regjimin e Zogut dhe vegël e poshtër e tija, ka pasur sasira toke të shumta, mbante hyzmeqar dhe është marrë me matrapazllëqë dhe sipërmarrje drushë, ka pasur makina të tijat, element që ka shfrytëzuar masat fshatare.

14. Nik Paloka nga katundi Luzë
Gjithmonë në fshatin e tijë ka qenë si i parë i fshatit, i lidhur ngushtë me Abaz Kupin, nuk asht marrë me bujqësi por se punën e banin të tjerët, është i prekur nga Reforma e pushtetit tonë.

15. Adem Taga nga katundi Larushk dhe sot banon në Luzë
Ka qenë Aga i fshatit, sipërfaqen e tokës që kishte e punonte me anën e të tjerëve, ka qenë i lidhur ngushtë me fashizmin dhe me Abaz Kupin, është prekur nga Reformat e Pushtetit tonë, ka shfrytëzuar masat fshatare.

16. Petrit Taga nga katundi Larushk dhe sot banon në Luzë
Ka qenë Aga i fshatit, sipërfaqen e tokës që kishte e punonte me anën e të tjerëve, ka qenë i lidhur ngushtë me fashizmin dhe me Abaz Kupin, është prekur nga Reformat e Pushtetit tonë, ka shfrytëzuar masat fshatare.

17. Nue Vat Dashi nga katundi Gurëz
Ka patur 2-3 bujq të cilat i janë shpronësuar, ka shfrytëzuar masat e varfëra fshatare, njeri dallaverexhi i lidhur ngushtë me Zogun, me Italinë me Kol Bibë Mirakën dhe me nazizmin, ka qenë mobilizues Milicisë në Gurëz.

18. Gjok Mark Miri nga katundi Gurëz
I është vrarë i jati nga pushteti i jonë ashtë prekur nga Reforma e pushtetit tonë, ka qëndrim të keq politik, njeri që ka përzier katundin, ka qenë i lidhur ngushtë me fashizmin dhe me legalitetin.

19. Pjetër Miri nga katundi Gurëz
Është i vëllai i kriminelit Fran Miri, i cili u vra nga forcat e N.P. ashtë i prekur nga Reformat e pushtetit tonë nga çdo anë ka qëndrim të keq politik, hedh parrulla kundra Pushtetit, ka qenë i lidhur ngushtë me Fashizmin dhe Legalitetin.

20. Nikoll Gjoka nga katundi Gurëz
Ka patur 3-4 bujq që i janë shpronsuar nga zbatimi i Reformës Agrare, ka shfrytëzuar masat fshatare, ka qenë i lidhur ngushtë me Abaz Kupin, tani mban qëndrim të keq politik, nuk zbaton reformat ekonomike si dhe hedh panik në të tjerët.

21. Gjok Staka nga katundi Gurëz
I ekzekutuar nga Pushteti Popullor ka qenë i lidhur ngushtë me Abaz Kupin, është prekur nga Reformat. Është element dallaverexhi, qëndrimin e sotëm nuk e ka të mirë, ka shfrytëzuar punën e të tjerëve.

22. Sherif Binaku nga katundi Gurëz
Ka qenë i lidhur me Abaz Kupin dhe me fashizmin, është i prekur nga Reformat, nuk ka punue asnjë herë vetë por punën e ka bërë me krahun e të tjerëve, kështuqë ka shfrytëzuar masat fshatare.

23. Pjetër Vati nga katundi Gurëz
I janë shpronësuar 4 bujq, vetë nuk ka punuar ndonjëherë por ka shfrytëzuar punën e të tjerëve, qëndrimi i tijë politik nuk është i mirë ka qenë i lidhur me Zogun dhe Abaz Kupin, hedh parulla kundër pushtetit.

24. Marash Miri nga katundi Gurëz
Është i vëllai i Frano Mirit i cili është vrarë nga forcat e N.P. është i prekur nga Reformat e Pushtetit nga çdo anë, ka qëndrim të keq Politik, hedh parrulla kundra pushtetit, ka qenë i lidhur ngushtë me fashizmin dhe me legalitetin./Memorie.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: