Policia e Gjirokastrës reagon për situatën e krijuar në këtë qark nga reshjet masive të shiut.

Policia thekson se në disa segmente të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit, ndaj dhe ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Policia Gjirokaster (1)
Policia Gjirokaster (1)

#policianëshërbimintuaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb