I qetë dhe i vetëdijshëm se e pret një natë e madhe, Jurgen Klopp nuk dëshiron të flas për favoritë, kjo është një sfidë teke që mund të vendoset nga shumë episode, mjafton të kujtojmë atë çfarë ndodhi në 2018 ku portieri Karius me dy gafa të tij i dhurojë Real Madrid trofeun:

“E kemi humbur atë finale, të gjithë i dinë motivet, por tani kemi 25-26 lojtarë të motivuar në maksimum. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë kanë bërë djemtë deri më tani, tani ka rëndësi vetëm ngjyra e medaljes.

Favoritë? Nuk e di. Nëse mendon për historinë, për eksperiencë e kundërshtarëve, për mënyrën se si Real Madrid është kthyer në lojë në disa situata…Mendoj se Real Madrid është favorit. Nëse ne jemi në formë, është me të vërtetë e vështirë të lush kundër nesh”, u shpreh Jurgen Klopp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb